Paraqiten maskat, ndalin veturën dhe plaçkitin një kosovar
Edhe një rast tjetër i grabitjes nga persona të armatosur dhe maskuar ka ndodhur në Kosovë.
Në fakt kësaj radhe vjedhjen e grabitjen e kanë bërë tre persona të maskuar në rajonin e Podujevës, të cilën kanë ndalë një veturë dhe ia kanë grabitur paratë një qytetari.
Grabitja ka ndodhur dje rreth orës 14:30 në rrugën “Ilir Konushevci”.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke drejtuar veturën e tij papritmas para veturës së tij ishte ndal një veturë nga e cila kishin dalë tre persona të maskuar, njëri prej tyre me një thikë kishte thyer xhaminë veturës së viktimës dhe nën kërcenim të armës ia kishin grabitur një shumë parash”, thuhet nga Policia e Kosovës.
Në vendin e ngjarjes posa është marrë informata kanë dalë njësitë relevante policore, viktimës i është ofruar tretman mjekësor pasi që ka qenë i shqetësuar./FaktePlus