Paralajmërohet ngrohje e motit në Kosovë
Gjatë ditëve të ardhshme mbi rajon do të depërtojnë fusha të presionit të lartë nga Europa Qendrore. Në këto kushte pritet të mbajë mot më stabil, të enjten me vranësira, e ditën e premte kryesisht kthjellët, bën të ditur Prishtina Weather.
Shërbimi i meteorologjisë njofton se nga Mesdheu gradualisht do të shtrihen masa të ngrohta ajrore që do të rrisin temperaturat,
Në fundjavë do të mbajë mot më i ngrohtë, me vranësira dhe intervale me diell, e ditën e hënë pritet të mbajë mot shumë i ngrohtë me kthjellime, paralajmëron PW.
Parashikimi për periudhën 7-11 maj:
7.05 – Pas mëngjesit të ftohtë, ditën kryesisht me vranësira dhe intervale me diell.
8.05 – Në mëngjes ftohtë. Ditën kryesisht kthjellët dhe më ngrohtë. Në mbrëmje vranësira të shtresave të larta.
9.05-10.05 – Të shtunën ngrohtë, intervale vranësirash dhe diell. Ditën e diel ngrohtë, kryesisht me vranësira, gjatë ditës edhe intervale me diell.
11.05 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.
Temperaturat do të jenë në rritje me minimale nga 2C deri në 8C, ndërsa maksimalet nga 16 deri në 25C, e ditën e hënë mund të arrijnë në 28C deri 29C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriperëndimi 2-9m/s, e në fundjavë nga jugperëndimi 2-5m/s.
Shtypja atmosferike do të shënojë rritje, e më pas nga fundjava në rënie graduale përreth vlerave normale.