Paralajmërimi i profesorit anglez: Na pret kohë e paqartë, mbani maskën edhe kur s’obligoheni
Profesori anglez, Adam Finn, i cili është anëtar në Komisionin e Përbashkët për Vaksinim dhe Imunizim, ka bërë thirrje që të respektohen sa më shumë masat kundër koronavirusit, duke paralajmëruar se muajt në vazhdim janë të paqartë lidhur me situatën me pandeminë.
Finn tha se situata po ndryshon vazhdimisht, duke shtuar se “ende ekziston një nivel i lartë i paqartësisë.”
Ai shtoi se lirimi i njerëzve mund ta përkeqësojë situatën.
“Njerëzit po sillen e po ndërveprojnë në mënyrë më normale dhe do të shohim qarkullim të infeksioneve që pak a shumë u zhdukën dimrin e kaluar. Ato do të jenë barrë shtesë”, tha ai.
Profesori tutje tha se: “Vërtet nuk dimë se çfarë do të ndodhë me trendin e rasteve të COVI, por ai qartazi është ende duke qarkulluar”.
Ai ka bërë thirrje që masat të zbatohen “edhe nëse nga ta nuk kërkohet një gjë e tillë. Nëse të gjithë vazhdojnë kështu, mund ta ulim rrezikun deri në një masë”.