Paradokset e poetit
Shkruan Bujar Tafa
Ndonëse jo detyrimisht, poetët e mëdhenj, zakonisht, karakterizohen me praninë e shumë motiveve në poezitë e tyre. Kjo kushtëzon rrjedhimisht edhe shumësinë e fjalëveqë ata përdorin, shumësinë dhe llojllojshmërinëe situatave të pranishme në ato poezi, e rrjedhimisht,të gjitha këto të dhëna mundësojnëmënyra të shumta e të ndryshme të interpretimeve, kuptohet gjithmonë tëkushtëzuara nga përmbajtja e atyre poezive.
Ky fakt mendoj se e bënë një vepër artistike të madhe e të veçantë, sepse kushtëzuar nga këto të dhëna, ajo vepër ka shumësi të shfaqjeve, ka shumësi tëpamjeve e të situatave.Në këtë drejtim edhe bota e poetit është e madhe, e pasur, e në ndërkohë unike, dhe në këtë drejtim e pasuron edhe përvojën e lexuesve, ju jep kahje të reja vizioneve të lexuesve, ideve në përgjithësi. Pra e pasuron poezinë në përgjithësi.Tërë kësaj pasurie fjalësh, motivesh, ndjenjash, përjetimesh, poeti mrekullisht, të paktën në bazë tëmundësisë interpretuese, ju jep një kahje të re, ju jep një orientim, që shpeshherë të mahnitë me gjetjet interesante, që assesi nuk janë gjetje artificiale dhe pa logjikë. Janë gjetje konceptuale, që thellësisht e kanë një bazë të fortë filozofike jetësore;
Nëse nuk do jesh i ndotur me pluhurin shekullor, do të marrish gjithçka që nuk e ke dëshiruar.
Me poezitë e tij poeti Istvan Turczi, shpeshherë,të lë përshtypjen sikur përhumbet në botën e paradokseve. Poeti Turczi nuk është se nxitet tëshkruajëvetëmpër ngjarje të mëdha, ato që ne jemi mësuar t’u themi dramat e jetës. Pikënisjet e tij motivore poetike, në shumë raste, janë fare të zakonshme, të llojit të gjërave tëpërditshmërisë. Por që, nga ato detaje, në dukje të parë të thjeshta, poeti i jep kahje të gjerë e të re idesë. Në fakt, poeti në këto poezi bëhet edhe filozof, i cili manovron me pikëpamje e me situata jetësore, filozofike e ekzistencialiste, të gjitha këto të theksuara, kuptohet, jo me gjuhën e shkencës, por me gjuhën e poezisë, me ndjesinë që ka poeti për botën e jetën:
Të mos bësh asgjë, së fundi, vetëm të ekzistojë, për të ekzekutuar ekzistencën
Poeti, herë pas here, sikur do që fragmentarizmit të natyrshëm të poezisë t’i jep një vijë unifikuese, një kufizim të fortëtematikës, duke synuar që të tregojë histori të caktuara, e megjithatë realen historike e ndryshondhe e çakordon në mënyrën e vet arti, arti poetik që i jep vulëpërfundimtarerrëfimit:
Çdo luftë e vogël u zhvillua tashmë në kokat tona dhe vetëm heshtim, duke dëgjuar se si rebelohet koha në qetësi.
Qendra e universit mund të krijohet kudo.
Ndërsa duart e tij përqafojnë fytyrën time.
Ndonjëherë përvojat jetësoretraumatike barten në poezi, veçse të lihet përshtypja sikur poeti ka për qëllim qëkëto përvoja t’i asimilojë me ndjesinë e së zakonshmes, përditshmërisë. Poezia e Turczit është e ndërtuarshpeshherë prej paradokseve, këtyre paradokseve u shtohet edhe një gamë e gjerë e figurave tjera, pa harruar edhe qasjen origjinale tëpoetit për t’i përfshirë në njëtabllo shumë të dhëna, në dukje të parë të pakrahasueshme.
Në perandorinë tënde nëntokësore, jeta është plot shkëlqim. Uji rrjedh lehtë mbrapa.
Peshq të pastër kimik, zogj të heshtur, flutura të kapura me hala të pangopura në kujtime bosh.
Dhe ajri: antiteza e flatrave. Mugullime pa stinë në kofshën e tokës.
Ne pretendojmë se nuk e kuptojmë, por gjithçka është e qartë.
Afiniteti me përvoja të ndryshme bartet shpeshherë në poezi deri nëatë masë sa që edhe shkruesi i poezisë, Turczi, në një mënyrë afrohet dhe kërkon bashkëpunim me vetë lexuesin e poezisë:
Nuk do të ketë poezi, vetëm kjo që po e shkruaj tani. As kjo nuk është e imja, është e atij që e lexon.
Poezitë e shumta tëlibrit të Turczit si: Rifillimi, Miqësi, Model përkujtimor etj., do të mbesin në kujtesën e lexuesve, sidomos poezia I huaji, e cila me filozofinë që përçon ta kujton romanine AlberKamyseme titullin e njëjtë I huaji.
Tipari i fragmentarizmit, në dukje të parë shumë i theksuar, i jep shije leximit të këtyre poezive. Në këtë format të shkrimit poeti e krijon universin e shprehjes poetike. Në anën tjetër lexuesi mrekullohet kah shëtitet nëpër atë univers të mbushur me gjëra unikate e me gjëra përgjithësuese, që nga atomi e deri në trupa qiellor, që nga lindja e deri në vdekje, nga ajo që dihet deri te ajo e mistershmja, nga e thëna e deri te e pathëna, e përsëri e thënë sipas variantit të poetit.
Poeti i jep gjallëri poezisë në të gjitha rrafshet. Kurrë nuk mund ta kuptosh fuqinë e fjalës pa i lexuar poetët e mëdhenj. Nga poetët e mëdhenj dhe nga poezia e vërtetë e vëren fuqinë dhe magjinë e fjalës, njëkohësisht. Ajo të rrëmben dhe të mrekullon. Të shëtit në kohë dhe në hapësirë, të jep informacion, ndjesi, të merr me vete, t’i hap horizontet e reja, t’i hap dritaret e botës ekzistuese dhe botës qëveç mund të merret me mend. Me imagjinatën e vet krijuesi të bën bashkëpjesëmarrës në atë botën e tij poetike imagjinare. Këtu dallohet poezia e mirë nga ajo jo shumë e mirë, poeti i vërtetë nga ai mesatar.Pra, te fuqia për të ndërhyrë në botën e lexuesit, dhe te aftësia për ta mrekulluar lexuesin, thënë teorikisht, për ta kënaqur lexuesin estetikisht. Poezia e Turczit i ka këto vlera, rrjedhimisht e pasuron botën e lexuesit me shumë ide, me shumë motive e me shumë ndjesi.