Para Qeverisë: Albin Kurti duke marrë plazma nga duart e gjakosura të Ana Brnabiqit
Të rinjtë e partisë së Ramush Haradinajt janë duke i vazhduar aksionet përpara objektit të qeverisë së Kosovës si shenjë proteste kundër heqjes së taksës 100% ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.
Një aksion simbolik është organizuar para Qeverisë së Kosovës nga disa persona.
Para Qeverisë janë vendosur dy kukulla, në njërën është kryeministri Albin Kurti dhe në tjetrën është kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic.
Kurti shihet duke i marrë Brnabicit nga duart e gjakosur disa plazma, produkte këto që janë serbe dhe Kosova i ka vendosur taksë.
Ky aksion shihet se është bërë si shenjë e largimit të taksën nga Kurti dhe ulja e tij në një tavolinë me kryeministren serbe Ana Brnabic.
Derisa para pak ditësh kishin hedhur vetëm një kuti të improvizuar plazmash brenda ndërtesës dhe kishin vendosur disa parulla në rrethojat e objektit të qeverisë, sot kanë vendosur dy improvizime të kryeministres Ana Brnabiq dhe Albin Kurtit.