“Para pushtetit dhe pas”, Genc Prelvukaj kritikon Qeverinë për tollovinë te “1 Tetori”
Tollovia që është krijuar tek salla “1 Tetori” gjatë ditës së sotme ka nxitur reagime të shumta.
Të moshuarit që po prisnin me radhë për t’u vaksinuar kundër COVID-19 u rrezikuan që të infektoheshin për shkak të turmës.
Këngëtari Genc Prelvukaj përmes një postimi në Facebook ka kritikuar Qeverinë për çështjen e organizimit të këtij procesi.
Ai publikoi foto nga koha kur Vetëvendosje kërkonte zgjedhje, ndërsa ia shoqëroi edhe fotografinë tek salla “1 Tetori”.
“Para pushtetit dhe pas. Pra nuk është çështje mentaliteti por shpërfillje e përgjegjësise dhe mungesë organizimi”, ka shkruar ai.