Para bisedës me Bidenin, raportohet se Putini foli në telefon me Macronin
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, raportohet se ka biseduar në telefon me homologun francez, Emmanuel Macron, për krizën në Ukrainë.
Agjencisë e lajmeve “Interfax” e citoi Kremlinin të ketë thënë se biseda mes dy presidentëve që u takuan hiç më larg se të hënën zgjati një orë e 40 minuta.
Siç raporton agjencia “Reuters”, Dmitry Peskov nuk dha hollësi të tjera në lidhje me këtë bisedë.
Putini e priti në Moskë Macronin të hënën. Ky ishte takimi i parë i presidentit rus me një udhëheqës perëndimor që nga koha kur Rusia e kishte nisur grumbullimin e trupave afër kufirit ukrainas vitin e kaluar.