Paqja Studentore kërkon largimin e qenve nga hapësirat e Universitetit të Prishtinës
Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës (PS-UP), shprehet e shqetësuar për rastin e studentit, Valdrin Januzi, i cili para pak ditësh u sulmua nga qentë.
Rrezikimi i jetës së studentëve nga qentë në hapësirat e Universitetit të Prishtinës është problem i kamotshëm dhe fatkeqësisht Valdrini nuk do të jetë studenti i fundit i lënduar, deri sa ky problem të mos zgjidhet.
Kryetari i organizatës Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës, Erzen Hyseni tha të kenë kërkuar të rrethohet oborri i Universitetit dhe të mos ketë mundësi të futën qentë endacak në të.
“Kërkesa e jonë drejtuar rektoratit dhe komunës së Prishtinës është që të rrethohet kampusi universitar, sepse është i mbushur me qen endacak. Gjinia femërore është më e rrezikuar, sepse ato kanë frikë më shumë nga qentë endacak”, tha ai nw televizionin publik RTK, duke shtuar që rrethojat do të ndikonin që mos të futën në kampua shumë njerëz që nuk janë studentë.
Ai tha se duke vëzhguar këtë fenomen tash e një kohë të gjatë, PS-UP kërkon nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës rrethimin e Kampusit Universitar, për t’u shmangur probleme të tilla.
“Me këtë kërkesë organizata vitin e kaluar i ishte drejtuar Parlamentit Studentor, por një gjë e tillë nuk është marrë parasysh. Andaj, PS-UP kërkon urgjentisht nga Komuna e Prishtinës që të marrë masa ndaj qenve dhe t’i largojë ata nga hapësirat e universitetit, në mënyrë që të mos rrezikohet jeta e studentëve. Kështu që, Universiteti i Prishtinës së bashku me Komunën e Prishtinës, ftohen që të reflektojnë dhe të largojnë këtë rrezik që po i kanoset studentëve dhe qytetarëve të tjerë”, tha ai.