Paqe e brishtë në Gaza teksa tensionet me Izraelin vazhdojnë
Njerëzit në Gaza po përpiqen të kthehen në një lloj normaliteti një javë pasi hyri në fuqi një armëpushim i brishtë me Izraelin.
250 njerëz, kryesisht palestinezë, vdiqën në një konflikt të shkurtër, por të ashpër, shkruan Euronews.
Uji, pajisjet shëndetësore dhe arsimore janë ndër infrastrukturat e dëmtuara ose të shkatërruara. Gjysma e linjave të energjisë elektrike në Gaza nuk funksionojnë teksa më shumë se një duzinë objektesh mjekësore u dëmtuan, thanë vëzhguesit.
Raketat dhe sulmet ajrore kanë ndaluar, por paqja është e brishtë.
Kombet e Bashkuara kanë krijuar një hetim të hapur për shkeljet që lidhen me dhunën e fundit në Gaza.