Paolo dhe Daniel Maldini shërohen nga koronavirusi
Kishin kontakt me persona të infektuar, teksa u infektuan edhe vetë.
Megjithatë, të dytë, duket ta kenë tejkaluar me sukses këtë sfidë, si babai ashtu edhe i biri.
Siç shkruan “Gazzeta Dello Sport”, Paolo dhe Daniel Maldini tashmë janë rikthyer në drejtimet ku ata veprojnë, pasi e kanë kaluar me sukses koronavirusin.
Kujtojmë se Paolo tashmë është më i lirë, për shkak se me largimin nga klubi të bashkëpunëtorit të tij, Zvonimir Boban, edhe ai është larguar nga klubi ku kaloi gjithë karrierën profesionale futbollistike.Ende nuk dihet nëse do të vazhdojë edhe më tutje të qëndrojë aty, kur dihet se tashmë rolin kryesor e ka CEO, Ivan Gazidis.