Panik për rikthimin e nxënësve në shkolla për shkak të variantit Omicron, në shumë vende evropiane ndryshojnë protokollet
Pas festave të fundvitit këtë të hënë në shumë vende të Evropës ka nisur mësimi pas një periudhe pushimesh.
Mutacioni i Omicronit është një variant shqetësues tashmë për shumë vende dhe kanë marrë masat për parandalimin e rritjes së numrit të të infektuarve.
Në të gjithë Evropën miliona fëmijë kthehen në shkollë mes rasteve në rritje të koronavirusit për shkak të variantit shumë ngjitës “Omicron” .
Në shumë vende janë marrë masa të reja kufizuese dhe janë hartuar protokolle të veçanta që duhet të zbatohen nëpër shkolla.
Masat ndryshojnë nga vendi në vend, ndërsa në të gjithë kontinentin e vjetër shqetësimi i përbashkët është ai i prindërve dhe i mësuesve për shpërthimin e mundshëm të rasteve.
Franca
Këtë të hënë në të gjithë vendin janë hapur shkollat pavarësisht se ka shënuar një rekord të infektuarishgjatë festave. Sipas Ministrisë së Arsimit nga rihapja e shkollave, janë evidentuar 47,453 raste pozitive te nxënësit dhe 5,631 te personeli mësimor .
Ndërkohë autoritetet në protokollet e hartuara të sigurisë përfshijnë teste masive diagnostikuese, ku fëmijët kontrollohen deri në tre herë kur bien në kontakt me një rast pozitiv. Megjithatë, pavarësisht mbylljes së disa shkollave, ministri i Arsimit Jean-Michel Blanche këmbëngul se qëllimi është që shkollat të mbahen të hapura “sa më shumë të jetë e mundur”.
Britania
Londra gjithashtu i ka dhënë përparësi mësimit gjatë gjithë jetës dhe jo mësimit në distancë, pavarësisht numrit në rritje të infeksioneve, të cilat tejkalojnë 200,000 në ditë. Masat e reja të sigurisë të zbatuara për të kufizuar Omicron përfshijnë përdorimin e detyrueshëm të maskave për nxënësit në të gjithë shkollat. Ndërkohë autoritetet britanike si qëllim kanë mbajtjen hapur të shkollave.
Italia
Pavarësisht se mbi 1000 drejtorë shkollash në Itali kërkuan që mësimi të bëhej online, dy javë pas pushimit të Krishtlindjeve , qeveria konfirmoi se shkollat u rihapen këtë të hënë. Rregullat e reja përfshijnë maskat me detyrim në klasë dhe testet masive. Në shkollat fillore, një rast i vetëm nuk do të shkaktojë mbyllje të menjëhershme.
Spanja
Këtë të hënë fëmijët janë kthyer në shkollë, ku deri më tani 31.5% e fëmijëve nga mosha 5 deri në 11 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës Covid-19 dhe 86.8% e popullsisë midis moshës 12 dhe 19 vjeç kanë përfunduar programin e imunizimit. Ndërkaq autoritetet kanë vendosur se në rast se zbulohet një i infektuar në klasat e shkollave fillore duhet të karantinohen plotësisht .
Gjermania
Fëmijët në shumë shtete gjermane u kthyen në shkollë javën e kaluar pas pushimit të Krishtlindjeve, ndërkohë shqetësuese mbetet rritja e numrit të të infektuarve nga varinti i ri Omicron. Autoritetet kanë vendosur që maska në shkolla të jetë e detyrueshme, dhe nxënësit do të testohen çdo ditë në javën e parë pas pushimeve. Mësimi në distancë ofrohet vetëm nëse ka shumë raste për shkollë.