Panik në Turqi, tërmeti i fortë nxjerr njerëzit në rrugë
Ankaraja është lëkundur mbrëmjen e djeshme nga një tërmet 4.7 ballë i shkallës Rihter.
Tërmeti u regjistrua në orën në 22:53 në epiqendër në Kalecik të Ankarasë.
Nga lëkundjet nuk raportohet për të lënduar, ndërsa shumë qytetarë kanë dalë në rrugë të frikësuar dhe në panik.
Në 30 tetor, një tërmet i fuqishëm me madhësi 6.6 tronditi qytetin e tretë më të madh të Turqisë Izmir, duke vrarë të paktën 115 dhe duke lënë më shumë se 1.000 viktima.