Pandemia godet fort “Arin e zi”, çmimet e derivateve në Kosovë bien për toke
Çmimi i naftës ka rënë në nivelet më të ultë që mbahet mend ndonjëherë, pasi kërkesa për naftë të papërpunuar është zvogëluar, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Pandemia ka gjunjëzuar edhe tregun e naftës në Kosovë. Naftëtarët Kosovë kanë folur për rënien që ka pësuar kompanitë e tyre. Ata kanë thënë me këtë rast 80 për qind e punëtorëve kanë mbetur pa punë.
Virusi Korona që u shfaq në Kosovë me 13 mars ka bërë që shumë biznese të mbyllen e disa tjera janë obliguar që të punojnë me staf të reduktuar.
Situata e krijuara nga Koronavirusi do të krijoj krizë ekonomike në vende sikurse në gjitha vendet globit ku u shfaq ky virus vdekjeprurës.
Koronavirusi ka goditur edhe kompanitë e derivateve që operojnë në Kosovë.
Çmimi i naftës dhe i benzinës kanë rënë. 0.89 cent është nafta ndërsa 0.86 cent është çmimi i benzinës.
Sipas kryetarit të Shoqatës së Natarëve, Fadil Berjani, Kosova ka çmimet më të ulëta në regjion, pas Maqedonisë së Veriut.
Berjani shprehet i shqetësuar për faktin se sektori i naftës ka pësuar rënie totale, ku me këtë rast 80 për qind e punëtorëve kanë mbetur pa punë.
“Naftëtarët janë duke punuar 2 deri 5% kapacitet, nuk ka punë sektori i naftës është në rënie totale. Ne kemi kërkuar nga Ministria e Financave, që të ndahen mjete për paga sepse mbi 80 për qind të gjithë punëtorët në sektorin e naftës, janë të liruar nga puna, kështu që të gjithë së b ashku të bëhemi ta kalojmë këtë virus, këtë krizë dhe pagat gjithsesi duhet të paguhen por kërkesa jonë ka qenë të jetë paga, siç janë në administrata tatimore, por sa do ku do ketë emergjencën e parë edhe me këtë pajtohemi 170 euro, për momentin, ndërsa në pakon e dytë do të kërkojmë që pagat të rriten”.
Prej që Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për masat mbrojtëse ndaj Koronavirusit, importi i derivateve ka rënë.
Vetëm për tre javë, HIB Petrol ka pësuar rënie të derivateve për 80 për qind ndërsa, Petrol Company ka pësuar rënie rreth 30 për qind.
Pronari i kompanisë HIB Petrol, Ibrahim Bucaliu, për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus ka treguar për rënien që ka pësuar kompania e tij.
“Sa i përket çmimit të naftës, është fakt që çmimi ka rënë por tani lëvizja është veç 20 për qind me situatën normale. 80 për qind kemi rënie të derivateve. Vetëm 20 për qind punohet dhe atë më shumë janë vetëm policia, ndihmat e shpejta, zjarrfikësit dhe disa prej tyre që në kohë të caktuar dalin. Shteti nuk ndërmerr asgjë, absolutisht. Me falimentimin e bizneseve, falimenton edhe shteti sepse bizneset janë ato që e mbajnë shtetin dhe buxhetin”, tregon Bucaliu për FaktePlus.
Bucaliu ka kritikuar edhe shtetin, duke thënë se për 40 vite që merret me biznes gjithnjë kanë llogaritur vetëm në forcat e tyre.
Tutje ka theksuar se me falimentim të bizneseve, do të falimentoj edhe shteti.
“Unë jam në biznes 40 vite, por fatkeqësisht prej shteti nuk kemi pritur kurrë asgjë. Ne gjithnjë kemi llogaritur në forcat tona dhe tani po mundohemi ta përballojmë”, tha Bucaliu.
Ndërkaq, Petrol Company ka shënuar rënie rreth 30 për qind. Kështu kanë bërë të ditur Valentina Mekani nga Petrol Company për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus.
“Kjo situatë normal që ndikon negativisht në të hyrat e kompanisë, dhe ka pasojat e veta. Deri me tani ka një rënie për rreth 30%”, ka treguar Mekani për FaktePlus.
Mirëpo sipas përfaqësuesve të kompanisë Petrol Company, edhe përkundër se nuk ka asnjë përkrahje për bizneset e mëdha, ata sërish do t’ia dalin ta përballojnë situatën e krijuar nga Koronavirusi.
“Do ta përballojmë këtë situatë, përkundër që nuk ka asnjë përkrahje për bizneset e mëdha, me përjashtim të shtyrjes së pagesave ndaj ATK, dhe obligimeve bankare. Petrol Company do ta përballon këtë situatë pa marr parasysh sa do të zgjat kjo situatë”, tha Mekani.
Edhe Petrol Company është duke punuar me staf të reduktuar.
“Petrol Company shpk, ka marr të gjitha masat e nevojshme për dezinfektim, pajisje mbrojtëse, dhe punojmë me staf të reduktuar në ambientet tona kurse një pjesë operojnë nga shtëpia”, thuhet në përgjigjen Mekanit.
Nafta apo ari i zi, është ndër produktet më të kërkuara dhe më fitimprurëse edhe në Kosovë.
Pasi që Kosova nuk ka rafineri të vetën, operatorët ekonomikë brenda një viti importojnë rreth 700 milionë litra të këtyre derivateve. Derivatet në Kosovë kryesisht importohen nga Serbia, Greqia dhe Bullgaria. /FaktePlus/