Pandemia e Vetonit
06/10/2021, 14:13
Intervista me Veton Pehlivanin – Menaxher Operativ në KEDS, këtë herë nuk qe edhe aq e zakonshme, sepse Vetonin nuk e pyetëm rreth punës së terrenit apo zyrës, pas së cilës Vetoni është i përkushtuar mjaft shumë.
Kësaj radhe ai na rrëfeu një storie tejet personale, për të cilën secili nga ne kemi për të thënë diçka.
Vetoni na tregoi për përvojën e tij me COVID-19, si dhe rikthimin në punë, pas shërimit të plotë.
Për Vetonin ballafaqimi me virusin nuk ishte i lehtë aspak, pasi që atij iu desh të hospitalizohet, mirëpo vazhdimi i rutinës pas mposhtjes së virusit ishte ndjenja më e mirë. Për këtë Vetoni thotë:
“Me t’u rikthyer në punë, dola sërish në terren me punëtorët. Doja të isha me ta. U gëzuan shumë kur më panë në këmbë”, tregon ai.
Vetoni lidhur me virusin e rrezikshëm, ka një porosi për ne:
“Në fillim të gushtit e mora vaksinën që të jap mesazh te të gjithë. Ajo mbron jetën tuaj, të familjes tuaj dhe të kolegëve tuaj. Vaksinohuni që shpëtoni jetë, që të jemi më të lirë.”
Për të lexuar më shumë rreth këtij artikulli, vizitoni faqen 48 të revistës ENERGY: