Panairi Vjeshtor i Librit AAB 2019 me ofertën e 40 shtëpive botuese (VIDEO)
Sot ka filluar edicioni i dytë i panairit vjeshtor të librit AAB 2019, ku po marrin pjesë 40 botues nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia dhe botues ndërkombëtarë.
Panairi do të jetë i hapur deri ditën e shtunë, e për këto katër ditë para libërdashësve do të ofrohen tituj të librave nga vendi, rajoni, por edhe të shtëpive botuese përtej kufijve të Ballkanit.
Në hapjen e këtij panairi prorektori Hasan Saliu, tha se e veçantë e këtij panairi është se këtu bëhen bashkë panairi shkencor me atë letrar, si dhe tradicionalja me modernen.
“Ne këtu bëjmë bashkë librin shkencorë dhe atë letrar, libri letrar ka filluar ta shoqërojë kriza jo mbase për shkak të rëniës së leximit siç thuhet, por si formë e tij. E gjithashtu edhe libri fizik ai në letër konkurrohet gjithnë e më shumë nga ai elektronik, pa kemi të bëjmë më shumë më një krizë teknologjike sesa lexueshmërie”, ka thënë Saliu.
Ndërsa Blerta Basholli, Drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës tha se është kënaqësi kur ka ngjarje kulturore, të këtilla, që janë në të mirë të shoqërisë.
“Kultura dhe arsim janë dy nga shtyllat kryesore dhe të rëndësishme për zhvillimin e një shoqërie, andaj organizimi i një panairi të tillë në një ambient universitarë mendoj që është një gërshetim dhe një aktivitet shumë i nevojshëm”.
“Libri i shkruar apo metoda tradicionale e leximit është lënë pak anash, po kjo formë tradicionale na krijon një ndjesi më të veqantë dhe na jep një emocion më ndryshe”, tha më tej Basholli.
E për Arbër Rrahmanin, sekretar i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, Libri duhet të jetë sa më afër lexuesve në mënyrë që të ketë një lidhje më të fuqishme mes tyre.
Libri ka nevojë që të mblidhet t’u afrohet lexuesve, të jetë sa më afër lexuesit në mënyrë që të ketë një komunikim sa më të rregullt, një komunikim i shëndosh dhe i natyrshëm.
Gjatë kohës sa është i hapur panairi do të organizohen edhe aktivitete të ndryshme, të cilat janë të mirëseardhura edhe nga shtëpitë botuese.
Nga shtëpitë botuese u shprehën se Panaire të tilla janë të veçanta derisa ka të bëjë me librin.
Madje, ata thanë se lexueshmëria në Kosovë ka pësuar rritje pasi që interesimi për librin është në rritje.
Shtëpitë botuese i shohin panairet e librit si diçka të padiskutueshme pasi që është në të mirë të qytetarëve ngase mund dë gjejnë tituj të ndryshëm më cmimë më të volitshme.
E kjo për studentët është një mundësi për t’u furnizuar me libra.
Ata thonë se aktivitete të tilla i’u ndihmojnë atyre të kenë qasje më të afërt me librat dhe ngjallin kureshtjen dhe dëshirën për të lexuar.
Madje thonë se këto panaire përpos që i’u ndihmojnë shkrimtarëve në shitjen e titujve të tyre, në të njëjtën kohë i’u ndihmojnë edhe lexuesve të pasurojnë horizontin e tyre.
Përveç tjerash qytetarët gjatë këtyre 3 ditëve do të kenë mundësinë të takohen me shkrimtarë të njohur dhe mund të jenë pjesë e uorkshopeve dhe orëve letrare të organizuara në kuadër të këtij panairi./FaktePlus