Panairi i veshjeve tradicionale në Skënderaj
Nën përkujdesjen e kryetarit Bekim Jashari po vazhdojnë të mbahen aktivitete të shumta në Komunën e Skenderajt, të cilat organizohen për të nderuar bashkatdhetarët që kanë ardhur për pushime në Kosovë.
Kështu sot është hapur edhe panairi i veshjeve tradicionale, i cili ka mbledhur në Sheshin “Adem Jashari” shumë gra të suksesshme në artin e punimeve të dorës.
Vetë kryetari Bekim Jashari tha se panairi është mundësi e mirë si për gratë që sheshin punimet e tyre, ashtu edhe për mërgimtarët që kanë ardhur në vendlindje që të shohin veshjet tradicionale.
“Ky aktivitet që është pjesë e organizimeve të shumta të nisura javën e kaluar për nder të bashkatdhetarëve, veç mundësisë që iu ofrohet këtyre zonjave në veprimtarinë artizanale t’i shesin punimet e tyre, është rast i mirë edhe për gjeneratën e re të lindur në shtetet larg Kosovës, që t’i njohin për së afërmi traditën dhe kulturën e pasur të veshjeve tona tradicionale. Ju lumshin duart!”, ka thënë Jashari.
Nga java e kaluar nën përkujdesjen e kryetarit Bekim Jashari kanë filluar aktivitetet argëtuese, kulturore dhe të tjera, për ndër të bashkatdhetarëve të komunës së Skënderajt./FaktePlus