Pamjet kur trupat ruse hynë në Prishtinë, u pritën si heronj nga serbët
Në orët e hershme të 12 qershorit trupat ruse hynë në kryeqytetin e Kosovës duke befasuar trupat e NATO-s.
Serbët që kishin mbetur në Prishtinë i pritën ata si heronj, kinse po vinin për çlirimin e serbëve.
Madje në këtë rast kishte edhe gjuajtje me armë dhe hedhje të fishekzjarrëve.
Kontigjenti rus kishte ardhur në Kosovë nga Bosnja përmes Serbisë.
Ardhja e trupave ruse i kishte zënë të gjithë në befasi, duke përfshirë edhe ministrin e jashtëm të Rusisë, Ivan Ivanov.
Ai tregonte për media se kishte urdhëruar trupat të largoheshin nga kryeqyteti i Kosovës.
Në këtë kohë shumë shqiptarë që kishin mbetur në banesat e tyre në Prishtinë, duke mos guxuar të dilnin. Ata mbetën derisa erdhën forcat e NATO-s për t’u liruar nga okupimi.