Pamjet e rënda, vajzat vdesin në aksident pasi përplasen me makinën e punëtorëve shqiptarë
Claudia Miraoli dhe Gulia Vangelisti po ecnin me një Opel Corsa’, në momentin kur një makinë audi është përplasur me to. Në makinën në fjalë ndodeshin 5 punëtorë shqiptarë që sapo kishin përfunduar turnin e punës dhe po ktheheshin në shtëpi.
Dy vajzat humbën jetën, ndërsa dy prej shqiptarëve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Për nxjerrjen e tyre nga makina u desh ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës.