Pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra një i ri në Ferizaj (Video)
Një person është vrarë në orët e mesditës në Ferizaj, përkatësisht afër Stacionit të Autobusëve.
Agim Gashi nga Policia në Ferizaj ka konfirmuar për media se viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Rasti ka ndodhur rreth orës 12:30 te rrethrrotullimi afër stacionit të autobusëve. Në vendin e ngjarjes ka pësuar një person i moshës 25-30 vjeçar.