Pamje të rënda: Raportohet se ushtria e Birmanisë dogji 11 persona si hakmarrje
Pamje të rënda: Raportohet se ushtria e Birmanisë dogji 11 persona si hakmarrje
Trupat qeveritare të Birmanisë bastisën një fshat të vogël në veriperëndim të vendit, duke rrethuar civilë, duke ua lidhur duart e duke i djegur për së gjalli si hakmarrje e qartë për një sulm ndaj një konvoji ushtarak, sipas dëshmitarëve dhe raportimeve tjera.
Një video e publikuar pas sulmit të së martës shfaqi trupa të djegur të 11 viktimave. Besohet se disa prej tyre ishin adoleshentë, shkruan Associated Press.
Organizata “Human Rights Watch” i bëri thirrje të enjten komunitetit ndërkombëtar që të sigurohet që komandantët që e dhanë urdhrin për këtë sulm të tmerrshëm të futen në listën e sanksioneve dhe të shtohen përpjekjet për t’ia ndërprerë burimet e financimit ushtrisë birmane.
“Kontaktet tona po thonë se këta ishin vetëm djem dhe të rinj që ishin fshatarë të kapur në vendin dhe kohën e gabuar”, tha Manny Maung, zëdhënëse e “HRË”-së. Ajo shtoi se incidente të ngjashme kanë ndodhur rregullisht, por ky i fundit u kap nga kamera.
Qeveria e Birmanisë ka mohuar se ka pasur trupa në zonën ku u raportua ngjarja.
Ushtria birmane në shkurt e rrëzoi qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të zonjës Aung San Suu Kyi. Ky veprim u kundërshtua nga popullata civile, fillimisht me protesta të qeta në rrugë.
Paralajmërim: Videoja përmban skena dhune e kufoma. Nuk preferohet të shikohet nga fëmijët dhe personat e ndjeshëm.
Për ta shikuar videon, klikoni KËTU.
Megjithatë, pasi policia e ushtria u kundërpërgjigjen me forcë vdekjeprurëse, dhuna eskaloi, kur kundërshtarët e qeverisë ushtarake i kapën armët për t’u vetëmbrojtur.