Pamje të reja: Kolasinac i lufton plaçkitësit edhe pse nën kërcënimin e thikës
Janë publikuar pamje të reja të jashtëzakonshme nga tentim plaçkitja e yjeve të Arsenalit, Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac, duke zbuluar sesa me trimëri i kishte luftuar dy sulmuesit mbrojtësi boshnjak.
Kolasinac shihet në video duke qëndruar sypatrembur edhe pse i afrohen dy sulmuesit me motor, njëri duke e mbajtur në dorë një thikë dhe duke e kërcënuar me të.
https://twitter.com/i/status/1192084718910619648
Pamjet e reja të publikuara nga Policia Metropolitane e shfaqin Kolasinacin duke iu përgjigjur me grushte sulmuesve dhe duke i larguar ata nga makina e Ozilit, edhe pse po kërcënohej me thikë, transmeton express.
Dy sulmuesit, Jordan Northover dhe Ashley Smith janë deklaruar të fajshëm para gjykatës për tentim-plaçkitjen ndaj dy yjeve të Arsenalit.