Pamje të cilat nuk do donit t’i shihni në Prishtinë

Prishtina njihet si një nga qytetet e Kosovës që bëhen ndryshime të mëdha, sidomos kohëve të fundit, ani pse disa lagje po kanë probleme me mbeturinat.
Në raste të shumta disa pjesë të kryeqytetit janë pika kyçe në të cilat qytetarët nuk përtojnë të hedhin mbeturinat.
Një nga to është edhe në lagjen e “Pejtonit” mbrapa Katedralës e cila sipas një qytetari të Prishtinës, po thotë se përveç ndotjes ky vend rrezikon edhe qytetarët veçanërisht fëmijët pasi që është e papërfunduar dhe ka lartësi mbi dy metra.
Një gjendje e tillë tash e dy vite nuk po gjen ndonjë zgjidhje për rregullimin e saj, si dhe, sipas qytetarit, ky rast po has në vesh të shurdhër nga ana e Komunës së Prishtinës./FaktePlus
Më poshtë shihni fotot: