Pamje që zbulojnë shtëpitë e Jasharajve, pas betejes me serbët
Synimi i forcave armike, ishte vrasja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes së tij, për të shuar dhe shtypur rezistencën që familja Jashari po ia bënin regjimit të Sllobodan Millosheviqit.
Kështu, me datat 5,6 dhe 7 mars, u sulmua familja e Jasharajve ku mbetën të vrarë 55 persona, nga ta 22 ishin fëmijë.
Pas kësaj beteje gjithçka u rrënua, gjithçka dukej shkretë.
Këto pamje zbulojnë se si mbetën shtëpitë e Jasharajve, pas betejës e cila u zhvillua 22 vite më parë.
Atij sulmi i kishte mbijetuar vetëm Bashkimi, djali i Rifatit, i cili ia kishte dalë që mes datës 5-6 mars të largohej nga rrethina dhe kishte arritur t’i shpëtojë sulmit, si dhe Besarta, vajza e Hamzës, e cila e kishte parë dhe përjetuar tmerrin derisa vriteshin anëtarët e familjes së saj.