Pamje piktoreske nga Gjakova: KEDS rregullon largpërcuesit në disa fshatra
Një pamje piktoreske nga Gergoci, ku ekipet tona kohë më parë kanë përfunduar dislokimin dhe rikonstruimin e largpërcuesit 10 kV Cermjani, i cili furnizon fshatrat: Gërgoc, Zhabel, Bardhaniq, Shqiponjë dhe Krelan.
Në të kaluarën, ky largpërçues kalonte i gjithi në brendësi të maleve. Kur ishte nevoja të intervenohej, ekipet hasnin në shumë vështirësi dhe sfida për të depërtuar deri tek avaria.
Sot, e gjitha linja në gjatësi prej 8.5 km është përskaj rruge dhe rrjeti është tërësisht i ri.
Investimet në rrjet po vazhdojnë çdo ditë gjithandej vendit, duke rritur kështu kualitetin e shërbimeve tona ndaj konsumatorit.