Pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi sulmi që tronditi Gjermaninë
11 persona u vranë nga të shtënat me armë brenda dhe jashtë dy lokaleve të nargjiles në qytetin Hanau të Gjermanisë.
Sipas të dhënave të policisë pesë persona të tjerë mbetën të plagosur natën e kaluar.
Sulmi i parë ndodhi në lokalin ‘Mid Midnight’.
Teksa po largoheshin nga vendi i ngjarjes të dyshuarit kanë shtënë me armë edhe në lokalin e dytë me emrin ‘A Arena Bar’.
Një automjet me ngjyrë të errët është parë duke u larguar nga vendndodhja, 12 milje në lindje të Frankfurtit.
Djali i menaxherit të njërit prej lokaleve kishte deklaruar se viktimat janë njerëz që i njohin me vite dhe se dy nga të vdekurit ishin pjesë e stafit.