Pamje nga çerdhja, ku edukatorja doli me koronavirus
Prej 27 rasteve të fundit të konfirmuara me koronavirus në Kosovë, 5 raste me Covid-19 janë nga komuna e Fushë Kosovës. E të gjitha këto raste thuhet se janë të një familje, respektivisht të infektuar kanë rezultuar burri e gruaja dhe tre fëmijët e tyre.
Ajo që ka shqetësuar banorët e kësaj komune është fakti se gruaja e infektuar me koronavirus është një edukatore, e cila punonte tek çerdhja “Gëzimi Ynë”.
Kjo është bërë e ditur edhe nga zyrtarët komunal, të cilët pohojnë rastin, por thonë se edukatorja nuk ka qenë duke punuar, pasi ishte në pushim të lehonisë.
Por, edhe pse thuhet se edukatorja nuk ka qenë në punë, çerdhja gjatë ditës së sotme ka qenë në mbyllur dhe prindërit nuk kanë mundur t’i dërgojnë fëmijët atje.
Siç ka mësuar FaktePlus edukatorja e infektuar është një rast kontakti me familjarët e të infektuarve nga komuna e Vushtrrisë.
Ali Topalli, zëdhënës në këtë komunë tha për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus se bëhet fjalë për një familje, një burrë dhe grua, si dhe tre fëmijët e tyre.
Gruaja e prekur me Covid-19 ka qenë edukatore e kopshtit “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovës.
Topalli deklaroi se e njëjta nuk ka qenë dje në çerdhe për shkak se është në pushim të lehonisë.
“Gruaja e infektuar ka punuar në çerdhen “Gëzimi Ynë”, ka qenë shtatzënë para një kohe, ndërkohë që tash është në pushimin e lehonisë. E njëjta nuk ka qenë dje në çerdhe, për shkak se ka ndërprerë marrëdhënien e punës gjatë shtatzënisë”, tha Topalli për Fakte Plus.
Megjithatë, ai shtoi se kjo familje është infektuar pas kontakteve që ka pasur me familjarë në komunën e Vushtrrisë.
“Bëhet fjalë për një familje, jeton në Bresje, është infektuar me Covid-19, është rast kontakti me familjarët e tyre në komunën e Vushtrrisë” ka shtuar Topalli.
Sipas Topallit, gjendja e të infektuarve është e mirë.
“Në bazë të vizitave që kemi pas sot, pra shërbimet e shëndetit, kanë konfirmuar që gjendja e tyre është e mirë. Ata janë në vetizolim dhe nuk kanë shenja të përkeqësimit”, theksoi ai.
Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se çerdhja “Gëzimi Ynë”, për këtë arsye nuk do të ripahet edhe për një kohë.
Në një njoftim, thuhet se rihapja nuk do të bëhet edhe pse është çerdhja është e gatshme për të ofruar shërbim./FaktePlus