Pamje nga burgu ku u gjet i vdekur Astrit Dehari (FOTO/Video)
Astrit Dehari vdiq në rrethana misterioze brenda qendrës së paraburgimit në Prizren, fiks një muaj pasi që mori lajmin se ai dhe gruaja e tij do bëheshin prindër.
Dehari u gjet i vdekur në qelinë e tij.
Ndërkohë, televizioni ka siguruar edhe komplet dosjen e kësaj ngjarje.
Në këto fotografi përshkruehet në detaje se cfarë ishte gjetur në qelinë, ku Astrit Dehari ishte gjetur i vdekur.
Këtu shihen disa nga gërvishtjet që ka pasur i ndjeri në trup.
E në një tjetër foto paraqiten lëndimet në kokë, dorë, krahë e në pjesën e parakrahut.
Ndërkohë, këtu ishte gjetur edhe ky sapun me ngjyrë të kuqe përmbi që dyshohet të jetë gjak dhe këto brisqe.
E në qelinë e Deharit ishte gjetur edhe ky laps kimik, një najlon në formë litari, sfungjer brenda këmishës e të tjera.
Poashtu këtu ishte gjetur edhe kjo shishe mjalti, e ky peshqir i gjakosur.