Pamje nga aksioni i AAK-së kundër heqjes së taksës
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po vazhdon kundërshtimin për heqjen së taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.
Të rinjtë e AAK-së, tani kanë nisur aksionin para Qeverisë së Kosovës.
Në rrethojat e Qeverisë së Kosovës, të rinjtë e AAK-së, kanë vendosur pankarta me mbishkrim “ Na ktheni të zhdukurit, jo mallrat serbe”, “Albin, Serbia kalon apo nuk kalon?”, “Me largimin e taksës, mua më largoni nga puna”.
Në këtë aksion po marrin pjesë edhe deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demalijaj edhe Bekë Berisha.
E pak më parë, AAK ka mbajtur tryezën e radhës për taksën e vendosur ndaj produkteve të Serbisë.