Pamje nga aksidenti në Prishtinë ku mbetën të lënduar tre persona
Aksidenti që ka ndodhur sot mes dy veturave në kryeqytet më saktësisht prapa konvikteve të studentëve rreth orës 16:00, kanë mbetur të lënduar dy persona.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, per rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Xheladin Rekaliu në Prishtineë Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti./FaktePlus