Pamje: Babai s’flet me bijën, ia lë 80 mijë monedha metali në oborr
Babai i një adoleshenteje në Virgjinia të Shteteve të Bashkuara e ka kryer pagesën e fundit ligjore të prindit për fëmijën në mënyrë të pazakontë – duke hedhur dhjetëra mijëra monedha në oborrin e shtëpisë ku jeton e bija.
Mediet lokale raportuan se vajza dhe nëna e saj i mblodhën monedhat dhe vendosën që 800 dollarët t’i dhurojnë për organizatën “Safe Harbor”, që merret me trajtimin e viktimave të dhunës në familje.
Avery Sanford, vajza 18 vjeçe që nuk ka folur me babanë që disa vjet, tha se i ati kishte marrë me qira një rimorkio dhe u ndal me të para shtëpisë së saj në Richmond. Ai i hodhi monedhat në bar, shkruan Fox News.
Nëna e vajzës e pyeti këtë person se çfarë po bënte, ndërsa ai u përgjigj: “Kjo është pagesa jote e fundit për përkrahjen e fëmijës”.
Vajza tha: “Nuk është vetëm nëna ime që ai po mundohet ta turpërojë. Jemi edhe unë e motra ime dhe është e mërzitshme që ai nuk e shqyrtoi këtë para se ta bënte atë veprim.”
Më vonë, babai i vajzës tha se është mposhtur nga emocionet dhe se i vjen keq për gjestin.