Pallaska: Vendimi i Qeverisë paraqet shpërfillje të pashembullt të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese
“Masat e reja kufizuese të Ministrisë së Shëndetësisë paraqesin gjendje të jashtëzakonshme në secilin aspekt përveç në emër. Për më keq, vendimi për masat e reja kufizuese përmban të gjitha kufizimet e gjendjes së jashtëzakonshme por jo edhe përfitimet juridike, ndër të cilat më i rëndësishmi është pezullimi automatik i detyrimeve dhe afateve ligjore. Në fund, por jo për nga rëndësia, vendimi për masat e reja kufizuese paraqet shpërfillje të pashembullt të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese pasi që liria e lëvizjes sërish është kufizuar në nivel vendi – madje në shkallë edhe më të lartë – me një vendim të vetëm dhe atë pa plotësim/ndryshim të bazës ligjore e cila nga Gjykata Kushtetuese është vlerësuar si e pamjaftueshme për kufizime të tilla të lirisë së lëvizjes”, ka shkruar ai në Facebook.
Shkelje të Kushtetutës vendimin e Qeverisë e ka quajtur edhe eksperti kushtetues, ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.