Pallaska thotë se Thaçi e Kurti e mbajnë njëri tjetrin në pushtet në dëm të Kosovës
Juristi Dastid Pallaska, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e mbajnë njëri tjetrin në pushtet në dëm të Kosovës.
“Presidenti Thaçi dhe kryeministri Kurti, e mbajnë në pushtet njëri tjetrin në dëm të Kosovës”, është shprehur Pallaska.
Tutje, Pallaska tha se Thaçi po e keqpërdor politiken amerikane në raport me Kosovën.
“Thaçi duke e keqpërdorur skajshmërish politikën amerikane në raport me Kosovën, ka rrezik që do ta shndërrojë Amerikën në një vend që nuk e gëzon popullaritetin që gjithmonë e kanë gëzuar”, ka thënë Pallaska.
E për Kurtin, Pallaska thotë se po e thellon krizën edhe më shumë veç për inati të Thaçit.
“Ndërsa në anën tjetër e kemi Kurtin, i cili me partinë e tij e ka kundërshtuar marrëveshjen e stabilizim asociimit me Bashkimin Evropian, dhe gjithmonë ka qenë kundër Bashkimin Evropian duke përfshirë këtu edhe misionin e Eulexit. E sot rreshtohet për inati të Thaçit në anën tjetër duke e thelluar edhe më shumë krizën”, shtoi Pallaska.