Pallaska: Kryeministri Kurti edhe në hënë do të duhej të shkonte…
Juristi Dastid Pallaska ka kritikuar edhe sot kreun e Qeverisë, Albin Kurtin për të cilin ka thënë se do të duhej të shkonte deri në hënë për të marrë vesh nëse ka një marrëveshje të dëmshme për Kosovën.
Pallaska ka shkruar në rrjetin social se një kryeministër i aftë dhe i guximshëm do ta kundërshtonte një marrëveshje të tillë nga pozita e tij kudo, para çdokujt dhe në çdo kohë.
“Vetëm një Kryeministër popullist e braktisë pozitën e vet – duke prishur qëllimisht koalicionin qeverisës – dhe me oratori mundohet të mbulojë mungesën e aftësisë dhe guximit për t’i shërbyer vendit në një moment testimi”, ka shkruar juristi Pallaska.