Palit sërish i vie keq: Qeveria Kurti e acartë ka ardhë dhe e skllotavtë do të shkojë
Ish-ministri i Infrastrutkurës, Pal lekaj ka reaguar pas dëmeve që jaën shkatuar në vend nga stuhitë e shumta.
Ai ka thënë se shpreh keqardhje për këto dëme në vendbanimet e qytetarëve dhe bizneseve të tyre nga erërat dhe dimri i ftohtë, përcjell FaktePlus.
Ai i ka bërë thirrje Qeverisë Kurti që të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për t’iu dalë në ndihmë atyre që kanë nevojë.
Postimi i tij i plotë:
Keqardhje për dëmet e shkaktuara në vendbanimet e qytetarëve dhe bizneseve të tyre nga erërat dhe dimri i ftohtë.
Qeveria të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për t’iu dalë në ndihmë të gjithëve që kanë nevojë.
Pak e besueshme që kjo qeveri do të dijë të bëjë diçka të mirë për Kosovën dhe qytetarët e saj. Qeveria Kurti e acartë ka ardhë dhe e skllotavtë do të shkojë./FaktePlus