Palestinezët sulmojnë me raketa pas nënshkrimit të marrëveshjes në Shtëpi të Bardhë, ka të plagosur
Palestinezë nga Rripi i Gazës kanë shkrepur sonte dy raketa në drejtim të Izraelit, duke lënë të plagosur të paktën dy persona.
Sulmi përkon me nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe dy vendeve arabe në Shtëpinë e Bardhë.
Palestinezët kundërshtojnë marrëveshjet me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejnin pasi i konsiderojnë ato si një tradhti të qëllimeve të tyre nga vendet arabe që ranë dakord të njohin Izraelin, por nuk siguruan koncesione territoriale.
Ushtria izraelite tha se një raketë u shkatërrua dhe ambulanca izraelite Red David’s Shield deklaroi se dy persona pësuan lëndime nga xhamat e thyer.
Ushtria tha më parë se sirenat për një alarm raketash ishin dëgjuar në Ashdod dhe Ashkelon, në Izraelin jugor.