Pal Lekajt blen ujë të xhamave për vetura në vlerë 1 mijë e 880 euro
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka nënshkruar kontratë për Furnizim me ujë të xhamave për automjetet e kësaj Ministrie.
Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 4000 euro. Tenderi me çmimin më të ulët për këtë kontratë është 1,880 euro kurse data e nënshkrimit të kontratës është dita e sotme, 17.07.2019.
Numri i tenderëve të pranuar ka qenë 6, kurse operatorit që i është dhënë kontrata është “Omega-1” sh.p.k nga Podujeva.
Nuk bëhet e ditur se për sa kohë është nënshkruar kjo kontratë.