Pal Lekaj u jep tenderë kompanive që i paguajnë punëtorët vetëm 1 cent
Kompanitë që shtrojnë asfalt e rregullojnë rrugë në Kosovë fitojnë miliona euro nga puna që bëjnë. Por, pronarët e këtyre kompanive edhe nga një hulumtim i fundit shihet se nuk kanë aspak mëshirë ndaj punëtorëve.
Në një hulumtim që e kë bërë Instituti Demokratik i Kosovës, ka gjetur se disa kompani që kanë marrë tenderë milionësh nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, që drejtohet nga Pal Lekaj, punëtorët po i paguajnë me nga 0.01 cent për orë pune.
“Ministria e Infrastrukturës (MI), ka lidhur kontrata për mirëmbajtje verore dhe dimërore të rrugëve nacionale dhe regjionale, sipas të cilave punëtorët paguhen me 0.01€ deri në 5.00€ për orë pune”.
Ky institut ka treguar se tri kompani kanë deklaruar vetë se i paguajnë punëtorët me 0.01; 0.10; 0.20 dhe 0.30 cent për orë pune.
“Tri nga kompanitë me të cilat MI ka nënshkruar kontrata, në ofertat e tyre, kanë deklaruar që i paguajnë punëtorët me 0.01€; 0.10€; 0.20€ dhe 0.30€ për orë pune”.
Me pranimin e këtyre ofertave, Ministria e Infrastrukturës ka legjitimuar shkeljen e të drejtave të punëtorëve të mbrojtura me Ligjin e Punës, si dhe ka vepruar në kundërshtim me Rregullat dhe Udhëzuesin Operativ për Prokurim Publik./FaktePlus