Pakoja emergjente: Ministria e Financave tregon kur do të fillojnë pagesat për 130 euro
Qeveria e Kosovës nga mesi i muajit mars 2020 mori vendim për mbylljen e bizneseve për shkak të frenimit të përhapjes së sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi i ri.
E për këtë pako kanë aplikuar mbi 170 mijë punëtorë të kompanive të ndryshme private në Kosovë të cilët kanë bërë kërkesë për kompensim të pagave bazuar në Pakon Emergjente Fiskale. Nga data 11 prill kur ka filluar aplikimi për përfitime nga pakoja fiskale deri të premten në ATK kërkesa për kompensim dhe subvencionim të qirasë kanë paraqitur mbi 40 mijë biznese.
Deri më tani janë egzekutuar pagesat për disa pategori por jo edhe për masën 8, 14 dhe 15 me përfitim prej 130 eurosh.
“Pagesa për Masen 8, 14 dhe 15 (për 130 euro) do të procesohet sapo shqyrtimi i këtyre masave të përfundoj”, bëjnë të ditur nga ministria për FaktePlus.
Cilat janë masat 8,14,15?
Masa 8- Pagesa e asistencës mujore prej 130 euro për qytetarët që humbin vendin e tyre të punës për shkak të situatës emergjente (regjistrimi bëhet përmes ATK-së dhe kjo masë është për 2 muaj);
Masa 14 – Mbështetje financiare për shoqëritë tregtare që regjistrojnë punëtorët me kontratë pune së paku një (1) vjeçare gjatë periudhës së situatës së emergjencës së shëndetit publik, nga njëqind e tridhjetë (130€) euro për dy muajt pasues pas regjistrimit, në vlerë deri në gjashtë milionë (6,000,000.00€), euro;
Masa 15 – Pagesa e asistencës mujore në vlerë prej njëqind e tridhjetë (130€) euro për qytetarët me kushte të rënda sociale, të lajmëruar si të papunë në institucionin kompetent, e që nuk janë përfitues të asnjë të hyre mujore nga Buxheti i Kosovës, dhe kjo për muajin Prill, Maj dhe Qershor, në vlerë deri në tre milionë (3,000,000.00€) euro.
Ndryshe me qëllim të mos përhapjes së pandemisë COVID19, Qeveria e Kosovës nga 13 marsi ka marrë vendim për mbylljen e shumë bizneseve në vend.
Për t’iu dalë në ndihmë bizneseve dhe kategorive tjera të shoqërisë, Qeveria e Kosovës, me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, ka miratuar Pakon Emergjente Fiskale në vlerë prej 179,6 milionë euro /FaktePlus
Vetëm edhe 4 ditë kohë për aplikim, këta janë përfituesit e Pakos Emergjente