Pajtohen Vjosa Osmani e Agim Veliun
Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur 30 vjetorin e themelimit në Vushtrri.
Në këtë tubim përveç kreut Isa Mustafa, kanë marrë pjesë edhe dy nënkryetarët, që tashmë janë shndërruar në “armiq” me njëri-tjetrin, Vjosa Osmani e Agim Veliu.
Në fotot e publikuar në rrjetet sociale, shihet se LDK e Vushtrrisë ka ulur pranë njëri-tjetrit, Osmanin e Veliun, ndoshta për të ulur paska tensionet mes tyre.
Reporteri mëson se gjatë kësaj ceremonie, ata nuk i kishin fshehur inatet pasi nuk mbanin kontakt.
Kujtojmë se Osmani dhe Veliu janë përplasur së fundmi jo pak rreth koalicionit me VV-në. Veliu e ka “thumbuar” disa herë Osmanin për afërsi me Kurtin, kurse Osmani ka reaguar duke thënë se nuk i jep përgjegjësi askujt për veprimet e saj.