Pagesa 5+5 Euro në “Rrugën e Kombit”, Basha premton heqjen e saj
Ka përfunduar takimi i kryeministrit Avdullah Hoti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Bashës.
E pas takimit Basha, në një konferencë për medie, tha se takimi ishte shumë frytdhënës.
Kryetari i PD-së në këtë rast premtoi për shqiptarët se do ta heqin taksën në “Rrugën e Kombit” dhe sipas tij, kjo ishte “një padrejtësi e bërë ndaj qytetarëve”.
Këtë premtim ai tha se do ta realizojë kur ta marrë drejtimin e qeverisë.
“Potencialet janë shumë të mëdha, kemi për detyrë që ta mbështesin Qeverinë dhe Kosovën me të gjitha resurset”, theksoi mes tjerash Basha.