Paderborn, skuadra e parë që bie nga Bundesliga këtë sezon
Skuadra e mesfushorit Klaus Gjasula, me humbjen 1:0 në udhëtim te Union Berlin, edhe matematikisht ka humbur shpresat për mbijetesë në elitën e futbollit gjerman, shkruan lajmi.net.
Paderborn pas 32 xhirosh ka grumbulluar vetëm 20 pikë, duke u renditur në vendin e fundit.
Në xhirot në vazhdim, do të mësohet edhe emri i skuadrës tjetër që do t’iu bashkohet në Bundesliga 2, me Werder Bremen, Fortuna Dussledorf dhe Mainz, që rreziojnë seriozisht rënien në këtë kategori.
Kujtojmë se xhiron tjetër luhet një përballje direkte mes skuadrave që po kërkojnë mbijetesën, me Mainz që pret Werderin.