Pacolli: Të miratohet ligji anti-Covid, kryeministri të mos shkojë në bisedime pa platformë
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka lavdëruar kryetarin e VV’së, Albin Kurti, pasi ky i fundit i uroi shërim të shpejt Isa Mustafës së LDK’së. Pacolli po ashtu bëri të ditur se e mbështet iniciativën e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, për miritamin e ligjit anti – Covid.
“E vlerësoj shprehjen kalorsiake të solidaritetit njerëzor të Kryetarit të VV-së, Z. Kurti, me Kryetarin e LDK-së, Profesor Mustafën, me rastin e prekjes se këtij të fundit nga COVID-19. Kësisoj ai kapërceu aradhën e idiotëve që kujtojnë se mbi ndjenjat dhe telashët e dikujt mund të thurrin ëndrra për përmbysjet politike të dëshiruara. Shoqeria jonë definitivisht duhet ti perngjajë (dhe ashtu duhet të sillet) shoqërive të civilizuara.”, tha Pacolli në Facebook.
“Ne duhet ti denojmë rreptësisht çdo fyerje, ofendim e kërcënim, pa marrë parasysh si kanë ndodhë dhe nga vijne ato. Jam plotësisht dakord me nevojën për miratimin konsensual të një Ligji anti-COVID ashtu si e kishte propozuar Znj. Osmani dhe AKR e mbështet atë në këtë drejtim. Nga ana tjetër, Kryetarja e Parlamentit, nuk duhet të mbyllë asnjë derë për të hapur një tjetër. Ajo duhet të përfaqësoj unitetin e çdo faktori në Kosovë.”, shton ai.
Pacolli po ashtu ka folur për Pakon e Ahtisaarit, dhe tha se prej aty burojnë problemet me me serbët në Kosovë.
“Dhe diçka tjetër: Një pjesë të problemeve tona me serbët i atribuohen të ashtuquajtur “Pakos së Ahtisarit” ku edhe gjendët zanafilla e shumë problemeve që ende kemi me Serbinë. Si dhe pse kane mbetur ato, nuk duhet te debatohet, i takon të shkuares, por kësaj radhe i bëj thirrje Kryeministrit Hoti të jetë realist dhe të shkojë i pergatitur në negociatat me palën serbe që aq bujarisht po i organizojnë miqtë tanë amerikan dhe frankogjerman.”, tha ai.
“Une do të doja që Kryeministri mos të shkoj në bisedime me Serbinë i vetmuar, ai duhët të ketë një Platformë, një grup ekspertesh, të ketë konsultime të rregullta me Presidencën dhe faktorin tjetër politik në Kosovë. Shteti ka vazhdimësi, pavarësisht kush negocion! Madje telashet juridike të Presidentit Thaçi, duhet të përdoren me e forcuar pozitën negociale të Kosovës. Çfarë duhet të sakrifikojë akoma Kosova kur presidenti i saj, udhëheqës politik i luftës, thirret në Hagë?”, përfundon Pacolli.