Pacolli takon Reekerin: Përkushtimi amerikan për Kosovën është i palëkundur
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka takuar Ndihmës sekretarin amerikan të shtetit Philip Reeker, me të cilin ka diskutuar rreth integrimeve euro-atlantike të Kosovës.
Sipas numrit dy të qeverisë, aleanca e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është jashtëzakonisht e rëndësishme për të ardhmen euroatlantike.
“Takim shumë i rëndësishëm me Ndihmës sekretarin amerikan të shtetit Philip Reeker. Aleanca jonë me SHBA është jashtëzakonisht e rëndësishme për të ardhmen euroatlantike. Përkushtimi amerikan për Kosovën është i palëkundur”, ka shkruar Pacolli në rrjetin social Facebook, shkruan FaktePlus.
Me tutje kryediplomati kosovar ka shtuar se Kosova është me vat që rrugëtimin e saj e bënë përkrah shtetit me të fuqishëm në botë.
“Kosova është me fat që në rrugëtimin e vet ec përkrah shtetit më të fuqishëm dhe më demokratik të botës”, është shprehur ai. /FaktePlus