Pacolli: Rinumërimi është shumë i mirë sepse në çdo kuti po e gjejmë nga një votë
I pari i partisë së AKR-së Behgjet Pacolli ka lavdëruar procesin zgjedhor ku sipas tij këto janë zgjedhjet më të mira që kanë ndodhur deri më tani.
Pacolli po ashtu ka vlerësuar edhe rinumërimin ku siç thotë ai koalicioni i tyre në çdo kuti ka gjetur nga një votë.
Këto zgjedhje mund të konsiderohen zgjedhjet më të mira që ka pasur Kosova, edhe pse kemi pas disa shkelje, dhe ky farë rinumërimi i fundit ka treguar se janë bërë lëshime, dhe këto janë duke u përmirësuar. Nuk mund të themi se është manipoluar me votën e qytetarëve. Normalisht është dashur të ndodhë një ligj të ri zgjedhor. Është mirë që po ndodhë riunëmrimi sepse në cdo kuti po e gjejmë nga një votë, kjo gjë ndodhë në krejtë botën.”, ka thënë Pacolli në RTK