Pacolli: Qe një vit rrugët e Kosovës s’po mirëmbahen, po rrezikohen qytetarët
Presidenti i AKR’së Behgjet Pacolli ka kritikuar institucionet vendase se nuk po mirëmbajnë rrugët. Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai thotë se vitin e fundit rrugët janë degraduar masivisht.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës thotë se është koha e fundit që institucionet përgjegjëse të merren me mirëmbajtjen e rrugëve. Thotë se jeta e njerëzve po rrezikohet nga dëmtimet e skaktuara.
Shkrimi i plotë i Pacollit në Facebook:
Qe nje vit e këndej Rrugët e Kosovës nuk po mirëmbahën dhe po degradohen masivisht. Përmbytjet e fundvitit të kaluar kanë shkatërruar shumë rrugë, ura dhe vendkalime për këmbësorë pothuajse në gjithë Kosovën. Rrugët magjistrale dhe shumë rrugë rajonale po bëhen gjithnjë e më të vështira për trafikun dhe këmbësorët. Sinjalizimet kudo janë të dëmtuara ose nuk ekzistojnë fare. Kjo situatë është duke shkaktuar dame të mëdha dhe duke rrezikuar jetra te njerëzve. Ështe momenti i fundit që institucionet perkatëse të mirren me këtë problem!