Pacolli përplaset keq me BE-në: Kosovës as viza as ndihma, Serbisë 7.5 milionë euro
Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka akuzuar Bashkimin Evropian se po përdor standarde të dyfishta sa i përket Kosovës dhe Serbisë.
Pacolli në një reagim të tij në ‘twitter’ ka vendosur dy fotografi në të cilat shihet shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë teksa i premton ministrit Vitia vetëm lehtësim pas situatës së krijuar nga COVID-19, dhe në tjetrën fotografi shihet shefi i Zyrës së BE’së në Serbi, Sem Fabrizi, teksa njofton se BE i ka ndarë Serbisë 7.5 milonë euro ndihma.
Tutje ish-ministri ka pyetur nëse edhe Kosova duhet ta kritkojë Bashkimin Evropian për të marrë vëmendjen e Brukselit.
Sipas kreut të AKR’së një çasje e tillë e BE’së dëmton politikën e jashtme të Brukselit. Ai përveç tjerash ka përmendur edhe çështjen e liberalizimit të vizave.
Megjithatë të enjten nga Zyra e BE’së në Kosovë kanë paralajmëruar se do të ndajnë fonde edhe për Kosovën pas situatës me COVID-19.
Make the difference btw the @ApostolovaEU in #Kosovo & @FabriziSem in #Serbia. Must we go publicly saying bad things on the #EU to get their attention like Vucic? This double standards by the #EU on #Kosovo & #Serbia from visa liberalization to Covid19 will harm the EU FP here. pic.twitter.com/XC1WLM0qbO
— Behgjet Pacolli (@pacollibehgjet) March 21, 2020