Pacolli për koronavirusin: Ne nuk jemi ishull i izoluar nga bota
Ish-zv.kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli u ka bërë thirrje autoriteteve të vendit që të marirn masa ndaj mundësisë së përhapjes së koronavirusit në Kosovë.
Ai, ka thënë se pavarësisht që Kosova ende nuk ëhstë prekur nga ky virus, kjo mund të ndryshojë në ditët e ardhshme, nëse jo orët, përcjell FaktePlus.
“Unë i bëj thirrje qeverisë të marrë masa urgjente për të siguruar gatishmërinë e sistemit tonë për t’iu përgjigjur sfidës që na vjen’, ka shkruar Pacolli.
Ai, madje ka bërë thirrje që të mbyllen shkollat për disa ditë, të anulohen ngjarjet ku mund të ketë masë të madhe dhe ka kërkuar që të sigurohen rezervat shtetërore.
Postimi i tij i plotë:
Kosova deri në këtë moment është ndër vendet e pakta në Evropë që nuk është prekur nga Coronavirus.
Kjo mund të ndryshojë në ditët ardhshëm nëse jo orët, sepse ne nuk jemi ishull i izoluar nga bota.
Madhësia e vendit, sistemi shëndetësor dhe zakonet tona sociale dhe kulturore e bëjnë Kosovën një vend shumë të rrezikshëm për Coronavirus.
Unë i bëj thirrje qeverisë të marrë masa urgjente për të siguruar gatishmërinë e sistemit tonë për t’iu përgjigjur sfidës që na vjen.
Shkollat duhet të mbyllen për disa ditë në mënyrë që fëmijët të mbrohen dhe ngjarjet ku ka masa të anulohën. Kosova gjithashtu duhet të sigurojë rezerva të ushqimit dhe materialeve të kujdesit shëndetësor në mënyrë që të mund t’i përgjigjet pa presion kërkesave.
Më e rëndësishmja që çmimet nuk duhet të ngritën për të dëmtuar xhepat e qytetarëve tanë.
Ora është duke shënuar dhe duhet të shohim një reagim më serioz nga autoritetet tani./FaktePlus