Pacolli: Pa Amerikën s’mundemi me mbijetu asnjë natë

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka kritikuar qeverinë Kurti për qasjen e saj karshi kërkesave të SHBA-ve për veriun.
Në një intervistë për lajmi.net, Pacolli është shprehur se “Kosova pa SHBA-të s’mund të mbijetojë as një natë”, dhe ky parim duhet të jetë i qartë për të gjithë.
“Na pa Amerikën s’mundemi me mbijetu asnjë natë. Kjo duhet të jetë e qartë për secilin. Duhet me i koordinu gjërat me SHBA-të, kur ata gjithmonë në kanë garantuar se do të jenë mbrojtës”, tha Pacolli.
“E shoh se si situata është tejet alarmante”, shtoi në fund ai.