Pacolli: Nuk ka ç’njohje të Kosovës nga Çekia
Ish-ministri iPunëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka reaguar rreth deklaratave të presidentit të Çekisë Milosh Zeman, pasi që mediat serbe kanë raportuar se ky i fundit gjatë qëndrimit në Beograd ka thënë se i donte serbët, por jo edhe Kosovën dhe se do të përpiqej ‘të shohë nëse Republika Çeke mund të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës’.
Pacolli, ka thënë se nuk ka ansjë ç’njohje të Kosovës, nga ana e Çekisë, dhe se kjo është konfirmuar përmes minsitrit të saj të Punëve të Jashtme, Tomáš Petříček, përcjell FaktePlus.
Pacolli, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se miqësia dhe partneriteti mes Kosovës dhe Çekisë është i fortë si guri.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Republika Çeke sot përmes Ministrit të saj të Punëve të Jashtme Tomáš Petříček ka konfirmuar mbështetjen e fuqishmë për Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran dhe integrimin e saj në BE, NATO dhe Organizata Ndërkombëtare. Miqësia dhe partneriteti ynë është i fortë si guri. Ju bëj thirrje të gjithëve që të mos bien në grackën e Beogradit për të përhapur lajme që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Nuk ka asnjë ç’njohje të Kosovës, vetëm rruga përpara për ta bërë Kosovën më të fortë dhe pjesë si e barabartë e bashkësisë ndërkombëtare. Unë i jam mirënjohës homologut tim Ministrit të Jashtëm Tomáš Petříček për mbështetjen e tij dhe të popullit dhe qeverisë së Republikës Çeke./FaktePlus/