Pacolli ngushëllon familjarët e të vdekurve në aksidentin në Prizren
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka ngushëlluar familjarët e të vdekurve në aksidentin e sotëm në rrugën Prizren-Zhur.
Kryediplomati kosovar me këtë rast edhe ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në rrugë në mënyrë që të shmangën aksidentet si ky i sotmi me pasoja tragjike.
“Vëllezër dhe motra, të dashur qytetarë. Sot tre veta vdiqën në këtë makinë në Zhur të Prizrenit. Keni kujdes! Mendoni për të afërmit tuaj, mbani shpejtësinë e lejuar. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve. Zoti ua shtoftë gajretin!”, ka shkruar Pacolli. /FaktePlus